Rruga Milot-Fier, Balluku: Zëdhënësit e qametit hedhin baltë, e çmendën popullin - Bota Sot
Rruga Milot-Fier, Balluku: Zëdhënësit e qametit hedhin baltë, e çmendën popullin

Shqipëria

Rruga Milot-Fier, Balluku: Zëdhënësit e qametit hedhin baltë, e çmendën popullin

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:38
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori në mbrojtje autostradën Milot-Fier, pas shigjetimeve të opozitës brenda dhe jashtë parlamentare.

Duke folur sot në Kuvend,  zyrtarët e opozitës, ministrja i cilësoi si “zëdhënës të qametit”.

“12 vite e kishit ju ministrinë e Transportit, zëdhënësë të qametit që dini veç të hidhni baltë. Kjo autostradë do të kushtojë 7.5 euro për kilometër, asnjë lekë më shumë. Autostradat me pagesë janë rrugë europiane. Do të bëjmë rrugë dytësore të detyruara, do t’ja detyrojmë ne ndërtuesit që të bëjë rrugë dytësore. Unë e di si është puna, ju s’keni problem me projektet, ju thjesht nuk doni të ndërtohet. Zoti është i madh dhe e ka parë Shqipërinë më në fund, e çmendët këtë popull. Në ditët e tmerrshme të Covid-19, oferta është të dëgjosh se do vijë njëri që do shkatërrojë atë e këtë.  Ju shkatërruat psikologjinë e njerëzve”, u shpreh Balluku.

Ministrja tha se iu kërkoi ekspertëve të ndalonin dhe se i kërkoi mirëkuptimin Kryeministrit, ku u dëgjuan me vëmendje deklaratat e opozitës dhe u analizua se mos ndoshta kishte ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që iu ka shpëtuar.

“Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë? Kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët. Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje”, deklaroi Balluku. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat