Koronavirusi prek mjekun në Elbasan dhe familjen e tij, mes tyre një fëmijë - Bota Sot
Koronavirusi prek mjekun në Elbasan dhe familjen e tij, mes tyre një fëmijë

Shqipëria

Koronavirusi prek mjekun në Elbasan dhe familjen e tij, mes tyre një fëmijë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:45
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në vend u raportuan 82 infektime të reja me koronavirus.

Mësohet se mes tyre është një mjek reanimator në Elbasan, i cili dyshohet të jetë infektuar në punë.

Kjo pasi pak ditë më parë, në repartin e gjinekologjisë rezultuan të prekura me koronavirus dy infermiere.

Ndërkohë krahas mjekut janë infektuar edhe familjarët e tij, bashkëshortja dhe vajza e tij e mitur.

Në orët e fundit si infektime të reja u raportuan 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me Covid-19, dhe 83 viktima të shënuara qysh nga nisja e pandemisë.

Humbjet e jetës janë shënuar në Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1 dhe Berat 1.

Sakaq shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 509; Durrës 215; Shkodër 173; Vlorë 116; Lezhë 64; Fier 41; Elbasan 33; Korçë 32; Kukës 32; Berat 24; Gjirokastër 17 dhe Dibër 17.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat