Iu dha masa detyrim paraqitje/ Vërtetimi nga spitali: Agim Kajmaku vuan nga këto sëmundje… - Bota Sot
Iu dha masa detyrim paraqitje/ Vërtetimi nga spitali: Agim Kajmaku vuan nga këto sëmundje…

Shqipëria

Iu dha masa detyrim paraqitje/ Vërtetimi nga spitali: Agim Kajmaku vuan nga këto sëmundje…

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:26
Agim Kajmaku

Gjykata e Apelit dha dje masën thjesht detyrim paraqitje për Agim Kajmakun.

Ish kryebashkiaku i Vorës, i cili ishte shpallur në kërkim, Agim Kajmaku, u vu në pranga nga policia mbrëmjen e së hënës, pasi u paraqit në një spital privat në kryeqytet.

Ai është paraqitur në ambientet e një spitali privat, për shkak të problemeve kardiake dhe diabetit, por mjekët kanë njoftuar policinë për shkak të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj tij.

Top Channel ka siguruar edhe vërtetimin nga spitali në fjalë që është dërguar në gjykatë.

Në vërtetimin nga spitali thuhet se ai vazhdon të jetë në spital pasi vuan nga sëmundjet: hematemeze dhe diabet melloitus.

Gjykata e Tiranës, në nëntor të vitit të kaluar kishte caktuar në mungesë, masën e arrestit me burg për Kajmakun, për veprat penale të Falsifikimit të vulave, stampave ose i formularëve, falsifikimi i dokumentave zyratre dhe kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij.

Komisioni qëndror i zgjedhjeve vitin që shkoi, i ndërpreu mandatin Kajmakut, por edhe pa mandat ai shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë, në të njëjtën ditë, në vend të tyre ai emëroi nënkryetar Gentian Picari.

Agim Kajmaku u shkarkua nga KQZ pasi u denoncua nga PD për fshehje të të shkruarës kriminale në Greqi atje ku rezulton se është arrestuar, hetuar e më pas dënuar në mungesë për përdorimin e monedhave të falsifikuara, pavarësisht se më pas u shpall i pafajshëm nga gjykata e Apelit të Janinës. Kajmaku erdhi në krye të Bashkisë Vorës nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, dhe dënimin në Greqi nën emrin Jorgo Tota, që mbante atëhere, nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.

Për këtë arsye prokuroria kishte lëshuar urdhër për arrestuar atë, por ai qëndroi në arrati për disaj muaj duke iu shmangur drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat