Kapen 25 mijë paundë të padeklaruara në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urave” në Përmet - Bota Sot
Kapen 25 mijë paundë të padeklaruara në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urave” në Përmet

Shqipëria

Kapen 25 mijë paundë të padeklaruara në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urave” në Përmet

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urave” në Përmet kapen 25 mijë paundë të padeklaruara.

Sasia e monedhave britanike është kapur gjatë një kontrolli të detajuar në automjetin me targa të Mbretërisë së Bashkuar YC54WSU me drejtues Ardian Ndreka .

Ky persona është banues në Deçan të Kosovës i shoqëruar nga Brahman Berisha, banues në Prishtinë.

Nga kontrolli i policisë kufitare u konstatuan rreth 25000 paundë britanikë.

Ardian Ndreka për një periudhë 3-vjeçare ka futur në Shqipëri 15 mjete me targa britanike në periudha të ndryshme kohore në pika të ndryshme kufitare.

Pas veprimeve të kryera u sekuestruan monedhat angleze së bashku në autoveturën që i transportonin dhe filloi procedimi ndaj dy shtetasve kosovare për veprën penale të mos deklarimit të të hollave në kufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat