Po nëse Covid-19 rikthehet më fuqishëm në vjeshtë? Manastirliu tregon skenarët - Bota Sot
Po nëse Covid-19 rikthehet më fuqishëm në vjeshtë? Manastirliu tregon skenarët

Shqipëria

Po nëse Covid-19 rikthehet më fuqishëm në vjeshtë? Manastirliu tregon skenarët

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 21:44
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar se çfarë pune po bëhet me përgatitjet për vjeshtën kur bashkë me Covid-19 pritet që të jenë edhe viruset e stinës.

Manastirliu u shpreh se, brenda buxhetit në dispozicion, po punohet me fuqizimin në pajisje dhe autoambulanca për spitalet rajonale si dhe Urgjencën Kombëtare.

“Ajo që dihet me siguri është se ky virus është i paparashikueshëm..Ne jemi duke punuar fort për kapacitete ne spitalet rajonale. Do duhet që rastet që janë me sëmundje të tjera të trajtohen aty, vijon fuqizimi i tyre dhe fuqizimi me pajisje. Brenda gjithë buxhetit. Duam të fuqizojmë urgjencën kombëtare me autoambulanca të reja që të kemi një administrim më efikas në terren dhe për të përmirësuar flotën e aparaturave,” shpjegoi ministrja.

Ndërsa sa i përket hapjes së kufijve, Manastirliu u shpreh se ka një ecuri të epidemisë dhe se do të ketë një rivlerësim dhe një vendimmarrje në kohën e duhur. Pa kaluar dy javë, shpjegon ministrja, nuk do të ketë një ndryshim në vendimmarrje.

Ogerta Manastirliu: “Ka një ecuri të epidemisë edhe aty ku u pa se kishte një rënie. Do të ketë një rivlerësim dhe më pas ky rivlerësim do të ketë një vendimmarrje në kohën e duhur. Pa kaluar dy javë, nuk do të kemi një ndryshim në vendimmarrje. Po shihet që ka një evolim të epidemisë. Edhe pse sot e kemi situatën të kontrolluar.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat