Opozita: Gati për zgjedhje parlamentare dhe lokale njëherësh, me LSI-në i fitojmë të dyja - Bota Sot
Opozita: Gati për zgjedhje parlamentare dhe lokale njëherësh, me LSI-në i fitojmë të dyja

Shqipëria

Opozita: Gati për zgjedhje parlamentare dhe lokale njëherësh, me LSI-në i fitojmë të dyja

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 00:50
Opozita

Sondazhe, rezultatet e të cilave i disponon Partia Demokratike, nxjerrin koalicionin e drejtuar prej saj, fitues në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore që pritet të mbahen njëherësh në majin e vitit të ardhshëm.

Nënkryetari i PD, Gazmend Bardhi, në një intervistë televizive sonte, foli më shumë mbi këtë temë: "Kemi sondazh. PD dhe koalicioni opozitar janë fitues. Jemi shumë të kënaqur dhe mendoj se ka ende shumë energji për t’iu bashkuar opozitës për të pasur një rezultat spektakolar", tha z.Bardhi duke ftuar kështu edhe parti të tjera që ti bashkohen koalicionit aktual.

Bardhi refuzoi të flasë me shifra, por pranoi se sondazhet e nxjerrin fitues jo PD si parti e vetme, por si koalicion opozitar në tërësi, ku rol deciziv duket se luan LSI.

“Ne jemi me aleatë, jemi në një koalicion opozitar, më të gjerin që ka pasur Shqipëria. Jemi të vendosur të shkojmë bashkë në zgjedhje dhe ta mundim bashkë Edi Ramën. Pas zgjedhjeve do të shihen numrat. Nuk do ketë nevojë ta mundim vetëm sepse jemi në koalicion me aleatët tanë. Do fitojmë bashkë dhe do qeverisim bashkë”, tha Bardhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat