Cakaj takohet me Sekretaren e Shtetit në Kryeministrinë e Suedisë - Bota Sot
Cakaj takohet me Sekretaren e Shtetit në Kryeministrinë e Suedisë

Shqipëria

Cakaj takohet me Sekretaren e Shtetit në Kryeministrinë e Suedisë

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 19:58
Cakaj dhe Wallensteen

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës zyrtare në Stokholm, ka takuar Sekretaren e Shtetit në Kryeministrinë e Suedisë, Karin Wallensteen.

Cakaj ka bërë të ditur se ka biseduar hollësisht për angazhimet e përbashkëta në kuadër të OSBE-së, në rrafshin politik, ekonomik dhe njerëzor.

“Duke pasur parasysh se Suedia do të marrë Kryesinë e OSBE-së menjëherë pas Shqipërisë, këmbyem informacionin e nevojshëm dhe bashkërenduam veprimet në shërbim të një bartje sa më të suksesshme të Kryesisë për vitin e ardhshëm. Suedia, po ashtu, mbështet edhe synimin e Shqipërisë për ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023”.

“Patjetër, patjetër: biseduam edhe për rrugën evropiane të Shqipërisë, rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe mbështetjen politike të Suedisë deri në anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat