Soko: Këta mandatin nuk e kanë nga qytetarët, asnjë nuk ka votuar për një individ

Shqipëria

Soko: Këta mandatin nuk e kanë nga qytetarët, asnjë nuk ka votuar për një individ

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 21:32
Panajot Soko

I ftuar në emisionin Ekopolitikë në ”RTV” Ora nga gazetari Besart Kadia, ekonomisti Panajot Soko, tha se asnjë nga deputetët nuk e ka mandatin nga qytetarët, pasi asnjë nuk është votuar si individ.

Panajot Soko: ”Mandatin asnjë se kanë nga qytetarët, as ai që ishte i pari në listë nuk e ka nga qytetarët, as ai i 24-ti në listë. Nuk e ka asnjë sepse asnjë nuk ka votuar për një individ. Dikush ka qenë i pari sepse ashtu ka dashur Edi Rama ta vendosë. Dikush ka qenë i dyti sepse ka dashur Edi Rama ta vendosë të dytin. Ka qenë i 24-ti, sepse ashtu ka dashur Edi Rama, edhe Lulzim Basha.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat