Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat! - Bota Sot
Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Shqipëria

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 22:08
Silva Bino

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus, duhet marrë në konsideratë mbyllja në fundjava. Në emisionin “Në fokus”, në TvT, Bino tha se një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të infektuarve.

“Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë”, tha ajo.

Bino nuk u shfaq optimiste lidhur me reduktimin e rasteve të reja në javët e ardhshme.

“Parashikimet nuk janë të mira për 2-3 muaj. Edhe për dy javë të tjera parashikohet të kemi raste të rritura. Ne duhet të luftojmë ta hedhim poshtë këtë që themi. Është tepër e rëndësishme”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat