Vatër e re infeksioni në Elbasan, dy të prekur me Covid-19 nisen me urgjencë drejt Tiranës

Shqipëria

Vatër e re infeksioni në Elbasan, dy të prekur me Covid-19 nisen me urgjencë drejt Tiranës

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 06:28
Ilustrim

Rastet e shtuara me koronavirus në vendin tonë po bëhen edhe më shqetësuese për Elbasanin, sidoemos për spitalin e këtij qyteti.

Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së premtes në Elbasan.

Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50-55-vjeçarë.

Dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive me skaner.

Raportohet se ka dyshime që ka dyshime se nga dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit dhe kthehen kështu në një vatër të re infeksioni.

Si pasojë e gjendjes së rënduar të frymëmarrjes, dy prej të infektuarve në këtë qytet raportohet se janë nisur me ambulancë drejt Infektivit në Tiranë.

Gjatë ditëve të fundit në spitalin e Elbasanit ka pasur disa raste të infektuarisht me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat