“S’dihet ç’na sjell vjeshta”/ Rakacolli: Rritjen e të infektuarve e prisnim por jo në këtë mënyrë - Bota Sot
“S’dihet ç’na sjell vjeshta”/ Rakacolli: Rritjen e të infektuarve e prisnim por jo në këtë mënyrë

Shqipëria

“S’dihet ç’na sjell vjeshta”/ Rakacolli: Rritjen e të infektuarve e prisnim por jo në këtë mënyrë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 07:09
Mira Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se Komiteti Teknik e dinte që shifrat e të infektuarve në Shqipëri do të rriteshin, por nuk psinin që të rriteshin në këtë mënyrë.

E ftuar në studion e “Pa protokoll”, Rakacolli tha se pavarësisht kësaj, Shqipëria ka numrin më të ulët të vdekshmërisë në rajon. Zv/ministrja shtoi se vendi ka një numër të qëndrueshëm infektimesh krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

“Rritja ishte parashikuar, por nuk ishte parashikuar të rritej në këtë mënyrë si ndodhi. Rihapja ka rritje të numrave dhe deri tani në mungesë të një vaksine shmangia e kontakteve është e vetmja mënyrë për të parandaluar virusin.  në fillim kur BE vendosi të hapte kufijtë për Serbinë dhe Malin e Zi ato kishin shifra më të ulta se Shqipërisë. Tani në dy javët e fundit Shqipëria ka ruajtur një numër konstant të të infektuarve, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia kanë pësuar rritje të ndjeshme të të infektuarve. Gjithashtu edhe në lidhje me vdekshmërinë, Shqipëria ka numrin më të ulët në rajon krahasuar me numrin e të infektuarve,”- tha Rakacolli ndër të tjera.

Përsa i përket infektimeve në zyra e administrate, Rakacolli tha se puna nuk është ndaluar asnjëherë por që janë mbyllur vetëm për disa ditë, për të bërë dezinfektimin e zyrave. Zv/ministrja tha gjithashtu se nuk i dihet se çfarë na pret në vjeshtë dhe se shteti po përgatitet për skenarët më të këqinj, me shtretër shtesë, burime njerëzore dhe vaksina gripi.

“Sa i përket mbylljes se institucioneve kanë të bëjnë vetëm me ditën që është konfirmuar rasti, por shërbimi nuk ka munguar. Dita që kanë zbuluar rastin është bërë dezinfektimi, hetimi epidemiologjik, është mbyllur atë ditë dhe shërbimi ka filluar të ofrohet ditën tjetër”, u shpreh Rakacolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat