Pozitiv me COVID një 57-vjeçar në Memaliaj/ Dyshohet se u infektua nga i biri që i erdhi nga Italia

Shqipëria

Pozitiv me COVID një 57-vjeçar në Memaliaj/ Dyshohet se u infektua nga i biri që i erdhi nga Italia

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 07:13
Ilustrim

Konfirmohet një rast i ri pozitiv me koronavirus në Memaliaj.

Mësohet se pozitiv ka rezultuar një 57-vjeçar, i cili dyshohet të jetë infektuar nga i biri, që kishte ardhur pak ditë më parë nga Italia.

57 – vjeçari me profesion këpucar, vuan dhe nga disa sëmundje të tjera, ndërsa është izoluar në banesën e tij.

Ndërkohë, prej disa javësh numri i rasteve me koronavirus mbetet i lartë, ndërsa sot u regjistruan 90 raste të reja, duke e çuar numrin total të personave të infektuar në 3278.

Po ashtu dy persona humbën jetën në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e viktimave në 85.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat