Bilanc shqetësues: 4 viktima dhe 93 infektime të reja! - Bota Sot
Bilanc shqetësues: 4 viktima dhe 93 infektime të reja!

Shqipëria

Bilanc shqetësues: 4 viktima dhe 93 infektime të reja!

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:13
Ilustrim

Dita e sotme ka shënuar bilancin më të trishtë sa i përket situatës sē Covid në vend, që nga nisja e pandemisë.

Katër persona kanë humbur jetën në orët e fundit. Viktimat janë një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasojë e Covid-19.

Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat