Të dënuar për vrasje dhe mashtrim: Interpol Tirana ekstradon nga Italia e Franca dy shqiptarët - Bota Sot
Të dënuar për vrasje dhe mashtrim: Interpol Tirana ekstradon nga Italia e Franca dy shqiptarët

Shqipëria

Të dënuar për vrasje dhe mashtrim: Interpol Tirana ekstradon nga Italia e Franca dy shqiptarët

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:44
Interpol

Policia vijon operacionin e ekstradimit të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar drejt vendit tonë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Interpol Parisin u finalizuan dy operacione ekstradimi.

Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar i dënuar me 19 vjet burg, për vepra të rënda kundër personit.

”Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ZQK Interpol Tirana u ekstradua nga Italia shtetasi Dritan Karaj alias Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dritan Karaj ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrembimi ose mbajtja peng e personit”.

Gjithashtu, po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ilir Kello, 45 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale ”Mashtrimi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat