Transporti publik në pikëpyetje, shoqata letër bashkisë për rishqyrtim të kushteve

Shqipëria

Transporti publik në pikëpyetje, shoqata letër bashkisë për rishqyrtim të kushteve

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:41
Transporti publik

Një javë pasi transporti publik nisi punën, teksa qëndroi mbyllur për rreth 4 muaj për shkak të pandemisë COVID-19, duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç Shoqata e Transportit kishte menduar.

Ditën e hënë është në pikëpyetje nëse ky shërbim do t’u ofrohet apo jo qytetarëve.

Kjo, pasi pjesëtarët e shoqatës i kanë dërguar një letër bashkisë për të riparë edhe njëherë kushtet në të cilat u duhet të punojnë.

Mësohet se një ndër arsyet që e ka çuar Shoqatën e Transportit të mendojnë mbylljen është fluksi i ulët I qytetarëve që e përdorin këtë shërbim, duke kërkuar rimbusim të kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e COVID-19.

Këtë javë gjatë transportit publik, të gjithë qytetarët ishin të detyruar të mbanin maska si dhe të ruanin distancimim social, por kjo gjë nuk u respektua gjithmonë.

Ndërkohë, ky ishte i vetmi shërbim në të cilin nuk matej temperatura e personave që e përdornin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat