Forumi për problemet e sigurisë, Mediu: 5G jo në ndikimin e Kinës - Bota Sot
Forumi për problemet e sigurisë, Mediu: 5G jo në ndikimin e Kinës

Shqipëria

Forumi për problemet e sigurisë, Mediu: 5G jo në ndikimin e Kinës

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:35
Fatmir Mediu

Përballja me rrezikun e ndikimit kinez në tregun e rrjetit 5G ka qënë temë e dikutimit të një forumi të organizuar qendra e sigurisë për Europën Juglindore e drejtuar nga kreu i republikanëve Fatmir Mediu në bashkëpunim me grupet konservatore dhe partisë popullore në Parlamentin Europian. I ftuari special ish-komandanti suprem i NATO-s, tha se kompanitë kineze  nuk garantojnë as transparencë dhe as siguri.

Siguria e rrjetit 5 G dhe përballja me rrezikun e ndërhyrjes kinezë në këtë treg ishte tema e forumit të organizuar nga qendra e sigurisë për Europën Juglindore e drejtuar nga kryetari I Partisë republikan fatmir Memdiu në bashkëpunim me grupet konservatore në Parlamentin Europian.

Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu vuri në dukje se siguria nuk është në shitje dhe se është koha për të vepruar së bashku si vende anëtare të NATO-s për të garantuar një rrjet 5G. Ai theksoi se një kompani tjetër garanton një rrjet 5G të sigurtë në raport me Huaëei që është në kontrollin e interesave të kinës.

”Koordinimi dhe forcimi i marrëdhënieve transatlantikë, është me rëndësi të veçantë për vendet demokratike të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos në këtë situatë të Covid-19, ku vihen re tendencat e izolimit dhe populizmit. Samsung është një kompani që garanton një rrjet 5G të sigurt, në raport me Huawei, qe eshte provuar tashmë që eshte nen kontrollin dhe shërbimin e interesave gjeopilitke të Kinës”.

I pranishëm në këtë forum gjenerali James Jones ish-Komandanti Suprem i NATO-s, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në SHBA,  theksoi ky rrjet do të jetë revolucioni i 4-t në historinë tonë më ndryshime të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhë mënyrën tonë të jetesës.

”Bota po behet bipolare ku Amerika do jete poli i vendeve demokratike dhe Kina poli i vendeve autoritare qe përdorin dhe kontrollojnë ekonominë dhe kontrollojnë jetën e njerëzve për qëllime pushteti. Kompanitë kineze si Huawei nuk garantojnë as transparencë dhe as siguri.”

”Edhe Mbretëria e Bashkuar dhe partnerë të tjerë të BE-së po miratojnë ligje që nuk do të lejojnë transferimin e teknologjive në kompanitë që kontrollohen nga qeveritë autoritare dhe jo transparente siç është Huawei  nga Kina”.

Shqipëria ka rënë dakort me SHBA të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për implemntimin e rrjetit 5G.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat