Shtimi i rasteve me Covid, ekspertja e shëndetësisë: Deliri për të konkurruar me Europën na çoi në këtë pikë

Shqipëria

Shtimi i rasteve me Covid, ekspertja e shëndetësisë: Deliri për të konkurruar me Europën na çoi në këtë pikë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 17:33
Shqipëri

Ekspertja e shëndetësisë dhe njëkohësiht mjeke, Liljana Shyqyriu, në një status në Facebook shkruan se vendi ynë ka dështuar në menaxhimin e situatës së Covid-19.

Ajo shprehet se maska nuk është masa e mjaftueshme për të parandaluar rritjen e vrullshme të rasteve me Coronavirus në vendin tonë.

“Sthimi i numrit të rasteve ka ardhur si pasojë e mungesës së një strategjie eficente dhe gabimeve në fazat e hapjes,” shkruan ajo.

Insitucionet Shtetërore dhe ato shëndetësore nuk kanë marrë masat e duhura, sipas Shyqyriut, duket shtuar se mungesa e përgatitjes dhe edukimit të opinionit publik apo dhe mungesa e testimeve bëri që infeksioni të përhapet në shifra të larta.

Postimi:

PAPERGJEGJSHMERIA ULET KEMBEKRYQ

 Perhapja e infeksionit nga Covid 19 si dhe rritja e pakontrolluar e rasteve te reja tregon edhe nje njehere deshtimin ne menaxhimin e situates se epidemise.

Nga te dhenat  e fundit bazuar ne numrin e  rasteve te reja per 1.000.000 banore vendi yne  renditet i  12 ne  europe  dhe i 52 ne bote. Nese i krahasojme keto shifra me muajt e meparshem do shohim se kemi nje kapercim ne renditje ne dy skajet e tabeles .

Nderkohe ne pergjigje te kesaj  rritje te skajshme  ne renditje boterore apo europiane e vetmja mase e ndermarre nga ana e vendimmarresve per strategjine anti Covid eshte Mbajtja e maskes ne ambientet e mbyllura.Mbajtja e maskes si mase e ndermarre ne kete situate  eshte thjesht nje mase e nevojshme por jo e mjaftueshme per zgjidhjen e situates.

Shtimi i numrit te rasteve ka ardhur si pasoje e mungeses se nje strategjie eficiente dhe gabimeve te bera  ne fazat e hapjes  duke mos ndjekur  kritere specifike ne  cdo faze  te saj.

Mungesa e marrjes se masave eficiente ne Institucionet Shteterore dhe ato shendetesore,mungesa e testimeve per te njohur situaten e vertete, mungesa e pregatitjes dhe edukimit te opinionit publik beri qe infeksioni te perhapej ne shifrat e larta dhe te pakontrollueshme ne keto momente nga ana e strukturave perkatese.

Keqmenaxhimi i situates dhe deliri per te konkuar me vendet modele te Europes apo botes  coj ne deshtimin e parandalimit te perhapjes se SARS-COV-2 dhe konkretisht

 1. Nuk u arrit parandalimi i perhapjes se infeksionit ne mjediset spitalore  apo qendrat shendetesore dhe me keq akoma u pranua publikisht qe infeksionet nozokomiale(apo Sars-Cov-2 ne rstin konkret)  jane infeksione rutine ne mjediset spitalore.

2.Nuk u moren masa per parandalimin e perhapjes se infeksionit ne Administraten Shteterore te cilat u kthyen ne vatra .

3.Nuk u bene permiresime te protokollove per bizneset dhe ne vecanti per fasonerite apo call center midis te cilave povazhdojme te  kemi riinfektime .

5. Nuk u realizua me eficience Izolimi i te semureve apo karantinimi i te dyshuarve per parandalimin e infeksionit ne ambientet familjare

Autoritetet  Shendetesore bejne mire qe te hartojne urgjentisht nje strategji  eficiente dhe te marrin masat e duhura per te parandaluar perhapjen e metejshme te infeksionit sepse nuk  mund te perballohen epidemite vetem me maska apo me masa ku  fajesohet qytetari dhe nuk merret asnje pergjegjesi Institucionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat