Vendim i papritur/ Asnjë makinë me targa shqiptare nuk lejohet të kalojë kufirin me Greqinë

Shqipëria

Vendim i papritur/ Asnjë makinë me targa shqiptare nuk lejohet të kalojë kufirin me Greqinë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Një ditë më parë Greqia mbylli kufirin tokësor me Bullgarinë, duke mos lejuar qytetarët e këtij vendi të udhëtonin në shtetin helen për shkak të situatës së koronavirusit.

Por e njëjta masë është vendosur edhe për shqiptarët.

Të paktën fundjava do të jetë e mbyllur për të gjithë shqiptarët, që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

Pala greke në Kapshticë, ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë automjet me targa shqiptare të kalojnë kufirin drejt territorit grek.

Ky është një urdhër i dhënë nga autoritetet greke pa ndonjë arsyetim.

Raportohet se policia greke ka kthyer mbrapsht dhjetëra automjete me targa shqiptare duke mos lejuar askënd të kalojë të paktën deri ditën e hënë.

Greqia, vend anëtar i BE-së, do të duhet të rivelrësojë masat ndaj shqiptarëve mmë 15 korrik, sikurse edhe vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Nisur nga rastet e fundit të Covid-19 në vendin tonë, teksa shënuan sot rekord, shanset që të hapen kufijtë të paktën deri më 1 gusht janë pothuajse të pamundura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat