Infektohet me koronavirus gjyqtari i Apelit, nis me urgjencë dezinfektimi

Shqipëria

Infektohet me koronavirus gjyqtari i Apelit, nis me urgjencë dezinfektimi

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Koronavirusi ka depërtuar edhe në Gjykata. Mësohet se një gjyqtar i Gjykatës së Apelit ka rezultuar pozitiv pas testit për COVID-19.

Pas konfirmimit të rastit ka nisur menjëherë dezinfektimi i ambienteve të gjykatës dhe është marrë vendim që kjo gjykatë të punojë me orar të reduktuar.

Ditën e sotme u shënua një rekord i ri në vendin tonë pasi u konfirmuan 117 të infektuar, numri më i lartë i të prekurve në 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dy të moshuar nuk e fituan dot betejën me koronavirusin, ndërsa në spitalin Infektiv ka pasur sërish shtrime të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat