Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke tmerr nga zgjedhjet, lexo deklaratën e Wadephul!

Shqipëria

Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke tmerr nga zgjedhjet, lexo deklaratën e Wadephul!

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 19:00
Gazment Bardhi

Pas deklaratave të kryeministrit Rama në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese, reagon edhe ish-deputeti i PD-së Gazment Bardhi.

Bardhi shkruan ne Facebook se Ramës i ka hyrë tmerri nga zgjedhjet.

Bardhi ka ftuar Ramës që të lexojë deklaratën e bërë nga zv.kryetari i Grupit të CDU-CSU në Bungestag, Johann David Wadephul.

Postimi i plotë:

 Të gjithë e kanë kuptuar tmerrin tënd nga zgjedhjet, por frika jote nga humbja e pushtetit nuk mund të marrë peng Shqipërinë. Edi Rama lexoje mirë këtë deklaratë të Bundestagut dhe lëri lojërat e pista politike në kurriz të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat