Shpërthim me lëndë plasëse pranë banesës së 22-vjeçarit, detajet e para

Shqipëria

Shpërthim me lëndë plasëse pranë banesës së 22-vjeçarit, detajet e para

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 10:23
Foto

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur jashtë rrethimit të një banese në Krujë, në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë e shpërthimit policia njofton se ka vetëm dëme të vogla materiale ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat