Shënohet viktima më e re në Shqipëri nga COVID-19, ndërron jetë tek Infektivi 23-vjeçarja - Bota Sot
Shënohet viktima më e re në Shqipëri nga COVID-19, ndërron jetë tek Infektivi 23-vjeçarja

Shqipëria

Shënohet viktima më e re në Shqipëri nga COVID-19, ndërron jetë tek Infektivi 23-vjeçarja

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 10:58
Ilustrim

Ndërron jetë një 23-vjecare në spitalin Infektiv, e diagnostikuar me COVID 19. Mësohet se e reja u dërgua para pak ditësh e prekur nga koronavirusi.

23 vjeçarja ishte e intubuar në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv. Nuk dihet ende nëse vajza kishte sëmundje shoqëruese c’ka mund të kenë rënduar më shumë gjendjen e saj shëndetësore.

Tashmë numri i viktimave në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 98.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat