Miratohen në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Reagon Rama: U votua pa konsensus sepse… - Bota Sot
Miratohen në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Reagon Rama: U votua pa konsensus sepse…

Shqipëria

Miratohen në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Reagon Rama: U votua pa konsensus sepse…

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 12:08
Edi Rama

Mbyllet mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku ndryshimet Kushtetuese u miratuan në parim me 10 vota pro dhe pesë kundër. Deputetët që votuan kundër janë: Korab Lita, Alban Zeneli, Edjola Braha, Aurora Mara dhe Andi Përmeti.

Ishte Manja ai që i dha fund mbledhjes teksa konfirmoi edhe miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në parim.

Menjëherë më pas ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili, shkruan: “Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o.parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat