Berat, këshilli bashkiak mbledhje në zona turistike, nisma për promovimin e turizmit

Shqipëria

Berat, këshilli bashkiak mbledhje në zona turistike, nisma për promovimin e turizmit

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 17:39
Pamje nga takimi

Turizmit historik dhe ai i natyrës janë të zhvilluar në qarkun e Beratit, por si në të gjithë vendin janë goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Ndaj këshilli i qarkut është vënë në krye të një nisme për promovimin.

Këshilli i Qarkut Berat mbajti mbledhjen e parë të një cikli takimesh me qëllim promovimin e turizmit të goditur rëndë nga situata e pandemisë së koronavirusit.

Kalaja e Beratit, ishte përzgjedhur për takimin e parë të drejtuesve vendor.

Donald Molishti: Pasojat ekonomike janë të pashmangshme, por ajo që shpesh krizat na shtyjnë ëhstë të kërkojmë zgjidhje më efikase.

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe rregullorja e titujve të nderit ishin çështje të diskutimit.

“Pjesa tjetër ku nuk jam dakord, është që të baht mbledhja e bashkisë, pastaj ajo e qarkut.”

Qarku i Beratit është përfshirë në projektin e mbështetur nga SusTourismo për turizmin e qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat