Bardhi: Rama gënjeu, ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit - Bota Sot
Bardhi: Rama gënjeu, ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit

Shqipëria

Bardhi: Rama gënjeu, ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 17:42
Gazmend Bardhi

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi nga selia blu tha se Edi Rama gënjeu para shqiptarëve dhe partnerët strategjikë sot, kur deklaroi se do ndryshimet kushtetuese nuk prekin koalicionet.

Sipas Bardhit, faktet e nxjerrin zbuluar gënjeshtrat e Edi Ramës duke përmendur nenin 68 të Kushtetutës ku aktualisht parashikohet se:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.”

“Pra, parashikimi aktual për koalicionet në kushtetutë, është shumë i qartë. Çfarë bën Edi Rama me ndryshimin Kushtetutës, të miratuar nga Komisioni i Ligjeve? E zhduk termin koalicione dhe e riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë: Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.” – shprehet Bardhi.

 Bardhi shton se kjo ndërhyrje e njëanshme në Kushtetutë shkel marrëveshjen e 5 Qershorit

“Drafti i dakordësuar dhe firmosur nga palët, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime. parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta.  

Ja, ku është drafti, i dakordësuar mes palëve sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ku thuhet shprehimisht se “Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.” – shprehet Bardhi

Bardhi tha gjithashtu se dakordësinë e arritur me mbështetjen e partnerëve SHBA dhe BE,  Edi Rama po tenton ta zhbëjë me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës.

“Këto janë faktet që tregojnë se Edi Rama I tmerruar nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm, me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat