Meta publikon videon e Ramës në 2013-ën për ndryshimet kushtetuese: Ky vizion meriton duartokitje

Shqipëria

Meta publikon videon e Ramës në 2013-ën për ndryshimet kushtetuese: Ky vizion meriton duartokitje

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 22:10
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikaur në Facebook, qëndrimet e mëparshme të kryeministrit Edi Rama, lihdur me ndryshimet kushtetuese.

Meta ka sjellë një deklaratë të Ramës më 23 nëntor të vitit 2013 pak muaj pasi kishte ardhur në pushtet ku për ndërhyrjet në Kushtetutë thotë se “s’mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë një proces partiak dhe aq më pak një proces politik i njëanshëm”.

”Meta shkruan se ky vizion të dashur miq meriton vetëm duartrokitje. Miratimi i Kushtetutës me referendum popullor është merita më e madhe e vetë Partisë Socialiste në këto tre dekada”, shkruan presidenti në Facebook.

”Çdo ndërhyrje në Kushtetutë, pavarësisht se nuk përbën asnjë lloj sakrilegji në vetvete, imponon domosdoshmërisht që, në funksion të stabilitetit dhe të forcimit të rendit kushtetues, gjithëpërfshirja të jetë koncepti bazë dhe më fillestar i saj. S’mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë një proces partiak dhe, aq më pak, një proces politikisht i njëanshëm. Padyshim, edhe në qoftë një proces politikisht i gjithanshëm, kjo është e pamjaftueshme kur flasim për Kushtetutën e një vendi, në jetën e të cilit partitë politike përfaqësojnë shumëçka, por kurrsesi nuk përfaqësojnë gjithçka”, thotë kryeministri Rama në videon e publikar nga Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat