Dritan Shano: Po i afrohemi diktaturave afrikane, ndërkombëtarët duhet të ndalin Ramën - Bota Sot
Dritan Shano: Po i afrohemi diktaturave afrikane, ndërkombëtarët duhet të ndalin Ramën

Shqipëria

Dritan Shano: Po i afrohemi diktaturave afrikane, ndërkombëtarët duhet të ndalin Ramën

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 22:35
Dritan Shano

Organizata Freedom House me qendër në Uashington tha se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, duke materializuar shqetësimet për rritjen e autoritarizmit dhe të një sistemi jofunksional të kontrolleve dhe balancave mes pushteteve të qeverisjes.

I ftuar në studion e RTV Ora, Dritan Shano shpreh shqetësimin se rrezikohemi ti ngjasojmë diktaturave afrikane dhe se ndërkombëtarët duhet ta ndalojnë Ramën sa nuk është vonë.

Dritan Shano: Nëse do vazhdojë maxhoranca me këtë sjelle ne do i afrohemi diktaturave afrikane për të cilat Rama mund të shprehet njësoj si diktator afrikan dikur i cili tha se kur e mora une qeverisjen vendi ishte në buzë të greminës dhe që atëherë kemi bërë hapa përpara.Të gjithë mekanizmat e check and balance që kontrollojnë maxhorancat në këtë vend janë fshirë. Nuk ekzistojnë më rregullat e lojës. E gjithë performanca e e tij nga 2013 – këtej ka qenë për eliminimin e rregullave të lojës, dhe grumbullimin e tyre në favor të tij dhe të pak njerëzve.

Drtitan Shano: “Ky njeri duhet ndalur sa nuk është vonë. Në këtë mes shpresoj që ky njeri realisht të detyrohet ti vërë gishtin kokës përmes kryesisht një presioni ndërkombëtar, pasi parlamentin e ka në dorë dhe në këto momente nëse trilli i tij ka qenë për të ndryshuar Kushtetutën, nesër do kërkojë të ndryshojë cdo gjë pa dhënë asnjë arsye të mirëfilltë“

Edhe analisti Dritan Kaba beson se parlamenti i sotem eshte monist.

Dritan Kaba: Rama edhe sikur të mbledhë një asamble kushtetuese e ta shpallë veten Mbret ata deputetë që janë aty do e miratojnë

Në raportin e saj vjetor për Shqipërinë të publikuar të mërkurën, organizata vazhdon ta cilësojë vendin si “regjim në tranzicion ose hibrid”, dhe tha se viti 2019 u karakterizua nga një rishfaqje e krizave politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat