Përdorimi i gjuhës greke në jug/ Apeli i zv.ministres Çuçi: Refuzoni shërbimin nëse nuk ju ofrohet në shqip - Bota Sot
Përdorimi i gjuhës greke në jug/ Apeli i zv.ministres Çuçi: Refuzoni shërbimin nëse nuk ju ofrohet në shqip

Shqipëria

Përdorimi i gjuhës greke në jug/ Apeli i zv.ministres Çuçi: Refuzoni shërbimin nëse nuk ju ofrohet në shqip

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 06:09
Ornela Çuçi

Zëvendës minsitrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, ka folur sot për një temë e cila gjithmonë është debatuar, përdorimi i gjuhës greke në disa fshatra në Jug të Shqipërisë.

Në një intervistë në Ora News, Çuçi u shpreh se përdorimi i gjuhës greke nuk është një politikë qeveritare, por politikë e shitësit ose atij që ofron shërbimin.

Ajo thote që nëse shërbimi nuk ofrohet në  shqip, të mos merret në greqisht.

“Unë nuk e kam hasur ndonjëherë, por do ta jap një eksperiencë timen personale. 

Në Strasburg, nëse ti futesh në një dyan edhe pse është një nga qendra e Europës, ka qendra tregtare ku nuk shërbehesh po nuk dite frëngjisht. 

Nuk është politikë qeveritare, por politikë e dyqanxhit, e shitësit të dyqanit dhe e tregtisë. 

Është politikë e personit që e ofron këtë shërbim, ose nuk di shqip. 

Nëse ky shërbim nuk të ofrohet në shqip, mos e merr shërbimin në greqisht”, tha zv. ministrja Çuçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat