Vasili publikon e-mailet e Këshillit Politik: Rama mashtrues, s’kishte pretendim per 5 qershorin

Shqipëria

Vasili publikon e-mailet e Këshillit Politik: Rama mashtrues, s’kishte pretendim per 5 qershorin

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 16:45
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar sot disa e-maile nga mbledhja e Këshillit Politik, ku sipas tij Damian Gjiknuri gjatë diskutimeve nuk ka paraqitur asnjë pretendim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se kryeministri Edi Rama është mashtrues, sepse nuk kishte pretendime për marrëveshjen e 5 qershorit.

Postimi i Vasilit në Facebook:

Rama mashtrues,nuk kishte asnje pretendim per 5 qershorin!(Dokumenti).

Edi Rama mashtron hapur kur flet per Reformen Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese e shkaterrimin e marreveshjes se 5 qershorit.

Perfaqesuesi i Rames ne Keshill Politik Damian Gjiknuri i ka konfirmuar me shkrim(e-mail) ketij Keshilli se nuk ka asnje pretendim per kodin e miratuar konsensualisht sipas 5 qershorit.

Ndaj Rama eshte thjesht nje dhunues i kushtetutes, nje uzurpator pushteti, nje karagjoz politik dhe duhet trajtuar si i tille.

Shikoni e-mailet qe provojne qarte se Rama nuk kishte asnje pretendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat