Ndryshimet në kushtetutë a heqin koalicionet para zgjedhore? Manja shpjegon ndryshimet

Shqipëria

Ndryshimet në kushtetutë a heqin koalicionet para zgjedhore? Manja shpjegon ndryshimet

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 22:03
Ulsi Manja

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ishte i ftuar në emisionin “Open” me Eni Vasilin.

Ndryshimet në kushtetutë janë kryefjala e diskutimeve ditët e fundit. Kryeministri Rama, ka sugjeruar që të impelementojë në kushtetutë një sistem, e cila i jep fund koalicioneve parazgjedhore. Kjo hipotezë ka hasur kundërshtim në radhët e Partisë Demokratike, të cilët akuzojnë kryeministrin Rama se po shkel marrëveshjen e pesë qershorit. Ndërkaq, gjatë fjalës së tij deputeti Manja, nënkuptoi se me ndryshimet në kushtetutë do të hiqen koalicionet parazgjedhore, ndërsa shtoi se në marrëveshjen e pesë qershorit nuk është folur për koalicionet por vetëm për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve.

“Ç’është marrëveshja e pesë qershorit. Zonja Hajdari ka qenë aty dhe ndryshimet që janë dakordsuar në marrëveshjen e pesë qershorit, është një marrëveshje e adresuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Partia Demokratike, në princip dhe kur flas për Partinë Demokratike duhet të identifikohet kryetari i partisë, këto të tjerat janë derivate. Më 17 maj të 2017  shkoi me listën Basha, po ta keni vënë re në fletët e votimit ishin kryetarët e partive aleatët të Lulzim Bashës. Aty ishim në listë. Ajo që sot kolegët e opozitës e bënë me marrëveshje politike, sot ajo marrëveshje po përkthehet me ligj zgjedhor”, tha Ulsi Manja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat