Vrasësit e rrugëve, shoferët “fluturojnë”, Policia nxjerr videon, çfarë ndodhi gjatë natës

Shqipëria

Vrasësit e rrugëve, shoferët “fluturojnë”, Policia nxjerr videon, çfarë ndodhi gjatë natës

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Policia Rrugore ka vijuar me monitorim në rrugët kryesore në Tiranë dhe gjatë kësaj fundjave. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 9 shoferë janë kapur duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe u është marrë patenta.

Sipas bluve të Tiranës, shumë shoferë janë kapur duke udhëtuar me shpejtësi deri në 162 km/h, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve. “Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar”, shton Policia.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet?♂? parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë ✈dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.

152 km/h - 162 km/h në aksin Sauk - Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, ?✈✈kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë

Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar?.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë ?, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi ✈mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpjetësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës

Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h ✈️, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore? dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Rruga ?është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj.

Shpejtësia✈️, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës?.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore?.

Familja? ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat