OFL iu kërkon katër kuksianëve të deklarojnë pasurinë/Emrat

Shqipëria

OFL iu kërkon katër kuksianëve të deklarojnë pasurinë/Emrat

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 12:07
Policia shqiptare

Katër persona të dhunuar për vjedhje me dhunë, armë dhe rrëmbim personi, do të duhet të deklarojnë origjinën e pasurisë së tyre.

Operacioni Forca e Ligjit, iu ka dërguar formularin e vetëdeklarimit katër kuksianeve, për shkak se dyshohet se pasuria e tyre është produkt i aktivitetit kriminal.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Xhevahir Alilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

-Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

-Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

-Bledar Halilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat