PD në këshillin politik, kujton pikën 12 të marrëveshjes: Bie ndesh kërkesa juaj për hapje listash

Shqipëria

PD në këshillin politik, kujton pikën 12 të marrëveshjes: Bie ndesh kërkesa juaj për hapje listash

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 13:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Top Channel sjell të tjera detaje nga ajo se çfarë po diskutohet prapa dyerve të mbyllura të tryezës së Këshillit Politik.

Më herët burime nga takimi i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një pyetje përfaqësuesve të PD: Ku bie në kundërshtim propozimi për hapjen e listave me marrëveshjen e 5 qershorit?

Ndërkohë mësohet se Gazment Bardhi i PD është shprehur se: në pikën 12 të marrëveshjes së 5 qershorit është parashikuar se, shumë nga ndryshimet që lidhen me sistemin e votimit dhe administrimit do të kryhen pas zgjedhjeve të 2021.

Në këtë pikë bie ndesh kërkesa juaj për hapje listash.

Propozimet për ndryshimet kushtetuese janë bërë kur vendi ishte në gjendjen e pjesshme të jashtëzakonshme dhe kjo bie ndesh me disa nene të kushtetutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat