Arrestohen dy persona nga Dibra për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

Shqipëria

Arrestohen dy persona nga Dibra për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 14:04
Dibra

Në rrugën rajonale Dibër-Strugë, në vendin e quajtur Vrabiq, më 20 korrik polica ka arrestuar dy dibran të moshës 23-vjeçar.

Të dy ishin me automjetin “Golf” me targa të Dibrës, ndërsa pasi që janë vërejtur nga policia, njëri prej tyre ka dalë nga vetura dhe është përpjekur që të ikë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një qese me mariuanë.

Të dy 23-vjeçarët janë dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngriten kallëzimet e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat