Shqetësimi i deputetit: Kam marrë gjobë, s’kam ku të parkoj makinën. Ruçi i ndërpret fjalën

Shqipëria

Shqetësimi i deputetit: Kam marrë gjobë, s’kam ku të parkoj makinën. Ruçi i ndërpret fjalën

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:07
Adriatik Alimadhi

Në seancën parlamentare, aty ku duhet të ngrihen shqetësimet e popullit, ka nga ata deputetë, të cilët ngrenë shqetësimet e tyre personale.

Kështu ka ndodhur ditën e sotme, kur deputeti i opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi, i ka ngritur si shqetësim kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, mungesën e vendit për të parkuar makinën dhe gjobitjen që i është bërë.

“Kam marrë gjoba nga policia për parkimin e mjeteve te Kuvendi! Duhet të gjendet një mënyrë që të rregullohet”, tha Alimadhi.

Por Ruçi i kërkoi që të ulej, duke i ndërprerë fjalën, “Ulu! Nuk është për procedurë se ku do të parkosh makinën ti”.

Më tej i kujtoi se e kërkoi fjalën për procedurë, por se po abuzon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat