Mjekja e spitalit Covid-2: Situatë e frikshme, brenda pak ditësh spitali u mbush plot

Shqipëria

Mjekja e spitalit Covid-2: Situatë e frikshme, brenda pak ditësh spitali u mbush plot

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:11
Loreta Bica

Mjekja e spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Loreta Bica, jep një mesazh shqetësues lidhur me rastin e pacientëve me koronavirus që po trajton.

Mesazhi i saj është ndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Oferta Manastirliu e cila apelon për mbajtjen e maskës.

Bica thotë se jo rrallë dëgjon të pyetet nëse është e vërtetë situata.

Këtyre dilemave ajo ju përgjigjet me fjalët, “Në pak ditë shoh një spital të mbushet frikshëm me të sëmurë në gjendje të rëndë! Shoh mjekë, infermierë, sanitare që luftojnë për të lehtësuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë. Duket sikur e kanë harruar rrezikun e madh që i kërcënon në luftën me Covid-in. Me të vërtetë e frikshme”.

Më tej shton se Covid-19 është armik shumë i dobët, nëse e luftojmë të gjithë bashkë!

“Ju lutemi mbroni jetët tuaja dhe jetët tona, thjeshtë duke vendosur maskën. Së bashku mund dhe do t’ia dalim”, apelon mjekja e Covid-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat