Manastirliu sugjeron një mënyrë të re përshëndetjeje, në kohë koronavirusi - Bota Sot
Manastirliu sugjeron një mënyrë të re përshëndetjeje, në kohë koronavirusi

Shqipëria

Manastirliu sugjeron një mënyrë të re përshëndetjeje, në kohë koronavirusi

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:09
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila qysh nga nisja e pandemisë nuk i ka ndalur apelet ndaj qytetarëve, për të respektuar distancën sociale dhe për të respektuar masat që frenojnë përhapjen e koronavirusit, sugjeron një mënyrë të re përshëndetje.

Ajo kërkon që të shmanget shtrëngimi i duarve, por të përshëndetet me dorë në zemër.

Duke ndarë një fotografi të sajën me dorë në zemër, ministrja shkruan, se ne shqiptarët kemi një tradite shumë të bukur për të shprehur respektin ndaj mikut, prej kohëve të lashta, dorën në zemër dhe një tundje e lehtë e kokës.

Më tej shton se, “Pse mos ta rikthejmë si traditë, për të evituar shtrëngimin e duarve, një mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Bashkë, COVID-19”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat