Opozita e Bashkuar: Të gatshëm për dialog për çdo çështje pa cënuar 5 qershorin

Shqipëria

Opozita e Bashkuar: Të gatshëm për dialog për çdo çështje pa cënuar 5 qershorin

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 17:46
Opozita e Bashkuar

Opozita e Bashkuar ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, opozita deklaron se miratimi i sotëm i Marrëveshjes së 5 Qershorit pa ndryshime, dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme që e minojnë atë, si dhe vijimi i dialogut politik mes palëve, është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur, që është mbajtur shënim nga partnerët dhe shton shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas opozitës kjo është mënyra e vetme për të gjitha partitë politike në vend për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE.

“Ky është qëllimi i Opozitës së Bashkuar, që nga 14 Janari, ku jemi angazhuar në mirëbesim në Këshillin Politik. Ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjitha partive politike në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për garantimin e një klime normale politike para zgjedhjeve, dhe për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian”.

Opozita e Bashkuar shpreh mirënjohjen ndaj SHBA – BE dhe Vendet Anëtare- Britania e Madhe – OSBE për ndihmën dhe mbështetjen e çmuar për arritjen e një Reforme Zgjedhore konsensuale, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Opozita e Bashkuar nënvizon se është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

“Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat