Opozita: Këshilli Politik duhet të vijojë punën, jo siç tha Rama se Këshilli e ka mbaruar misionin - Bota Sot
Opozita: Këshilli Politik duhet të vijojë punën, jo siç tha Rama se Këshilli e ka mbaruar misionin

Shqipëria

Opozita: Këshilli Politik duhet të vijojë punën, jo siç tha Rama se Këshilli e ka mbaruar misionin

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 19:03
Opozita e bashkuar

Opozita e bashkuar me anë të një deklarate thotë se “Këshilli Politik duhet të vijojë punën, jo siç tha KM Rama dje që Këshilli e ka mbaruar misionin e tij”.

Në përgjigjen ndaj mazhorancës, thuhet se: Keni bërë fakt të kryer një ndryshim të njëanshëm kushtetutes, që zhbën marrëveshjen e 5 Qershorit. PS duhet t’i përgjigjet pozitivisht apelit të të gjithë partnerëve ndërkombëtare, të heq dorë nga aktet e njëanshme dhe që çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik, me gjithëpërfshirje dhe me konsensus.

Qeveria kërkon të ndryshojë Kushtetutën dhe rregullat e garës elektorale, në mënyrë të njënashme, pa përfshirë dhe pa diskutuar me opozitën. Kjo është e paprecedentë. Hiqni dorë nga provokimet. Hiqni dorë nga teoria e “faktit të kryer”. Hiqni dorë nga aktet e njëanshme.

Të përmbyllim të gjithë çështjet e marrëveshjes së 5 Qershorit. Këshilli Politik duhet të vijojë punën, jo siç tha KM Rama dje që Këshilli e ka mbaruar misionin e tij. Reforma Zgjedhore duhet të jetë konsensuale. Ne jemi të gatshëm të punojmë pa ndërprerje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat