Korçë, hajdutët tentojnë të vjedhin kishën por dëmtojnë impiantin e gazit, shmanget katastrofa

Shqipëria

Korçë, hajdutët tentojnë të vjedhin kishën por dëmtojnë impiantin e gazit, shmanget katastrofa

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 22:36
Ilustrim

Një tentativë për vjedhjen e kishës në Korçë për pak sa nuk ka rezultuar me pasoja kastrofike. Hajdutët mësohet se kanë dëmtuar tubin e impiantit të gazit që ndodhet jashtë kishës.

Policia është njoftuar nga banorë të zonës që kanë ndjerë erën e gazit.

Ndërkohë specialistët e gazit kanë shkuar dhe izoluar menjëherë gazin që ridhte i vendosur në një çisternë të paktën 500 litërshe.

Në këtë mënyrë ata kanë shmangur një shpërthim të mundshëm që do të sillte dëme të mëdha.

Ngjitur me kishën ndodhet edhe një pallat i banuar dhe gjykata e shkallës së parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat