Opozita mblidhet në selinë blu para nisjes së këshillit politik

Shqipëria

Opozita mblidhet në selinë blu para nisjes së këshillit politik

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 16:15
Lulzim Basha

Pak para nisjes së takimit të radhës në këshillin politik, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e PD-së aleatët e opozitës.

Mbledhja vjen në vazhdën e diskutimeve për ndryshimin e kushtetutës, një nismë e shtyrë nga ana e maxhorancës e cila kërkon të hapë listat dhe të ndryshojë formulën e koalicioneve parazgjedhore.

Ditën e sotme Basha zhvilloi në takim me kreun e shtetin në presidencë me kërkesën e këtij të fundit, pikërisht për të diksutuar mbi propozimin për ndryshimet kushtetuese. Kujtojmë se vetë Meta është shprehur më parë se nuk do të njohë ndryshime kushtetuese të bëra nga një parlament i cunguar në deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat