Konflikt brenda familjes në Tiranë, burri qëllon gruan me një mjet të fortë

Shqipëria

Konflikt brenda familjes në Tiranë, burri qëllon gruan me një mjet të fortë

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 06:51
Foto ilustrim

Një konflikt brenda familjes ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në Bathore.

F.K., dyshohet se ka goditur me një mjet të fortë në shpatull bashkëshorten e tij duke e dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën.

F.K., 56 vjeç, u shoqerua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat