Covid-19, apeli i Manastirliut për të rinjtë: Tregoni kujdes të parët duke vendosur maskën

Shqipëria

Covid-19, apeli i Manastirliut për të rinjtë: Tregoni kujdes të parët duke vendosur maskën

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 13:39
Ogerta Manastirliu

Në një kohë kur vendi ynë po përballet me raste në rritje të Covid-19, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka një thirrje për të rinjtë.

Përmes një postimi në Facebook, Manastiruliu u bën apel të rinjve që të tregojnë kujdes dhe të vendosin maskën.

Sipas Manastirliut, vetëm së bashku e mundim Covid-19.

Postimi i Manastirliut në Facebook

Sërish kam një mesazh për të rinjtë!

Tregoni ju kujdes të parët duke vendosur maskën!

Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe mbroni shokët!

Maska jote më mbron mua dhe maska ime të mbron ty!

Bashkë e mundim koronavirusin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat