Kanabisi, kontrolle me dronë/ Vlorë- Prangosen 2 persona, procedohen 3 të tjerë dhe 2 shpallen në kërkim

Shqipëria

Kanabisi, kontrolle me dronë/ Vlorë- Prangosen 2 persona, procedohen 3 të tjerë dhe 2 shpallen në kërkim

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Teksa vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit, policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 shtetas, ka proceduar në gjendje të lirë 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë operacionit, në një ambient të hapur në malin e Pleshovicës, Bashkia Selenicë, janë gjetur dhe asgjësuar disa bimë dhe fidanë të dyshuara si cannabis sativa. Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka vënë para përgjegjësisë penale shtetasit e dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme, konkretisht:

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe dhe P. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Vlorë.

Janë proceduar penalisht shtetasit:

• K. Ll., 47 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë kryetar i fshatit Vërmik, pasi dyshohet se ka patur dijeni për rastin dhe nuk ka bërë kallëzim në organet e Policisë.

• A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ramicë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll territori në zonën në fjalë.

• P. A., 56 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, pasi dyshohet se është implikuar në këtë veprimtari të paligjshme dhe është proceduar në gjendje të lirë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Janë shpallur në kërkim shtetasit E. A., 35 vjeç dhe E. A., 32 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat