Kuvendi mblidhet për presidentin, Rama: Meta, tutor i opozitës

Shqipëria

Kuvendi mblidhet për presidentin, Rama: Meta, tutor i opozitës

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 12:30
Edi Rama

Sot kanë nisur punimet në Kuvend për të shqyrtuar dhe miratuar raportin e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Lidhur me këtë çështje kryeministri Edi Rama u shpreh në Kuvend se PS-ja u bazua te raporti i Komisionit të Venecias për vlerësimin e veprimeve të Metës, ndërsa shtoi se shkeljet e presidentit nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar.

Kryeministri ka kritikuar Metën, pasi sipas tij, ai mbështetë opozitën, ndërsa e ka cilësuar atë si “tutor” të saj.

“Janë një seri shkeljesh nga presidenti të nënvizuara nga Komisioni i Venecias, që flasin për drejtësinë tonë për t’ia nënshtruar një komisioni të posacëm hetimor, që ka bërë një punë voluminoze dhe ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse. Kjo është një tjetër mundësi për të parë qartë dallimin mes nesh dhe gjithckaje që thuhet gabimisht apo keqdashësisht për ne. Ne e kemi lexuar me shumë vëmendje raportin e Venecias dhe nuk e kemi konsideruar ndonjëherë komisionin e Venecias si ndonjë ankes të punës sonë, por pikë referimi dhe për derisa thotë se sipas gjykimit të tij se shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshmërit të rënda për të shkarkuar presidentin, atëherë kemi parë me shumë vëmendje konstatimet, që nuk na rekomandon të shkarkojmë presidentin, por na rekomandon të marrim masa për të ardhmen në mënyrë që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga ana e presidentit, jo thjeshtë të këtij por të cdo presidenti. Uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë Presidentin, por në pah një nga një të gjitha shkeljet, të një natyre që lidhet që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për t’u sjellë në zyrën e presidentit si tutor i opozitës. Ilir Meta u bë president me votat e tij dhe tonat, se nuk i kishim për të zgjedhur president”,- tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat