SPAK vendos! Aida Hajna pritet të drejtojë “FBI-në shqiptare”

Shqipëria

SPAK vendos! Aida Hajna pritet të drejtojë “FBI-në shqiptare”

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 16:06
Aida Hajnaj

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka propozuar Aida Hajnajn për kyetare të BKH-së.

Zyrtarisht mësohet se SPAK ka çuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë emrin e numrit dy të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e cila është e vetmja që i ka plotësuar kriteret. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare; Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj nuk i kanë plotësuar kriteret.

Personi në krye të BKH-së do të drejtojë ekipet e hetuesve, pasi të jenë zgjedhur për këtë mision. Atyre do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe telefonat përgjatë gjithë kohës, për t’u siguruar se do e zbatojnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.

Zgjedhja e kreut të BKH-së kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës dhe gara të tjera fizike dhe mendore, proces ky që u monitorua nga amerikanët dhe partnerët europianë.

BKH është një institucion, i cili do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. Ngritja e BKH pritet të bëhet pas ngritjes së SPAK-ut. BKH do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat