Pushuesit ndotin me mbeturina plazhin publik në Gjirin e Lalzit

Shqipëria

Pushuesit ndotin me mbeturina plazhin publik në Gjirin e Lalzit

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Plazhi i Gjirit të Lalzit është kthyer në një nga destinacionet më të dëshiruara për kryeqytetasit por jo vetëm. Kjo vjen për shkak të afërsisë me Tiranën dhe bukurive që sjell kjo vijë bregdetare.

Por pavarësisht kësaj, shumë pushues tregohen të papërgjegjshëm dhe pasi bëjnë plazh, ndotin zonën me mbeturina. Më e prekur nga ky fenomen negativ është zona në fund të vijës bregdetare të Gjirit të Lalzit, ngjitur me Kepin e Rodonit.

Kjo zonë është kryesisht plazh publik dhe nuk ka lokale pranë. Ndoshta për këtë arsye, mbeturinat nuk mblidhen, ndërsa vetë pushuesit tregojnë mungesë kujdesi për plazhin duke i lënë mbetjet që bëjnë gjatë ditës në rërë.  Për më tepër ju ftojmë të shikoni pamjet e mëposhtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat