“Gur mbi gur bëhet mur” Kim përshëndet përzgjedhjen e Hajnës për drejtimin e BKH

Shqipëria

“Gur mbi gur bëhet mur” Kim përshëndet përzgjedhjen e Hajnës për drejtimin e BKH

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 17:25
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar pas përzgjedhjes së Aida Hajnës si kandidatja për drejtimin e ‘FBI-së’ shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në rrjetin social, Kim shkruan se ky është një tjetër hap drejt reformës në drejtësi.

“Një tjetër hap drejt reformës në drejtësi, teksa Komisioni për përzgjedhjen e kreut të BKH-së dërgoi në KLP emrin e Aida Hajnës. Ndalesa tjetër: Trajnim me FBI me ligjzbatuesit më të mirë amerikanë. Gur mbi gur bëhet mur!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat