Erion Veliaj me koronavirus: Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv

Shqipëria

Erion Veliaj me koronavirus: Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 09:16
Erion Veliaj

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar me koronavirus.

Në një postim në facebook, Veliaj shkruan:

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM  mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish! “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat