Dosja 339/ Aksion gjatë natës në Tiranë dhe Durrës, SPAK firmos 22 urdhërarreste

Shqipëria

Dosja 339/ Aksion gjatë natës në Tiranë dhe Durrës, SPAK firmos 22 urdhërarreste

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Policia e Durrësit, e mbështetur edhe nga Drejtoria Vendore e policisë Tirane kane bërë disa shoqërime gjatë natës, pra ekzekutime të 22 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK.

Bëhet fjalë për dosjen e famshme të përgjimeve 339, e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave, laboratorin e kokainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera, ku mësohet se aksionet janë kryer gjatë natës në Tiranë dhe Durrës. Arrestimet janë kryer për pjesën e shitblerjes së votave. Në mesin e urdhërarresteve janë edhe disa zyrtarë lokalë.

Duhet thënë se jo të gjithë urdhrat janë arrest me burg. Në mesin e tyre ka vendime me arrest shtëpie, por edhe detyrim paraqitjeje. Ky operacion është zhvilluar gjatë orëve të natës, ndërsa për këtë dosje ka patur edhe më herët të arrestuar. Aktualisht për këtë çështje rreth 40 persona janë në proces gjyqësor.

Hetimet për këtë dosje nisën që në vitin 2016, ndërsa në vjeshtën e vitit 2018 u finalizua operacioni “Vol-Vo 4”, ku u arrestuan 27 personat dhe u prenë 44 fletë arreste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat